MAGAZINË /

I biri sulmues i Dinamos së Zagrebit, babai i Arbër Hoxhës pozon me dy flamujt: Të fitojë skuadra më e mirë

Ai është parë duke pozuar me dy flamujt në prag të ndeshjes Shqipëri-Kroaci në stadiumin “Volksparkstadion”.

Shkruar nga Versus
I biri sulmues i Dinamos së Zagrebit, babai i Arbër Hoxhës pozon
Ukë Hoxha

Ukë Hoxha babai i sulmuesit të Dinamos së Zagrebit, Arbër Hoxhës është vënë në qendër të mediave kroate.

Ai është parë duke pozuar me dy flamujt në prag të ndeshjes Shqipëri-Kroaci në stadiumin “Volksparkstadion”.

“Nuk e di nëse Arbëri do të fillojë nga minuta e parë. Kroacia është më e mirë në letër, por ndoshta mund të krijojmë një sensacion. Kush është më i mirë le të fitojë”, tha ai.

Shqipëria dhe Kroacia do të përballen këtë të mërkurë në stadiumin “Volksparkstadion” në Hamburg, ndeshje e vlefshme për grupin B për kampionatin evropian të futbollit, EURO 2024.

Sfida shihet si vendimtare për të dyja ekipet, pasi një fitore, mban gjallë shpresat për kualifikim në fazën e 1/16-ave.

I biri sulmues i Dinamos së Zagrebit, babai i Arbër Hoxhës pozon
Arbër Hoxha

 

Poll