MAGAZINË /

Sot ndeshja historike, kombëtarja kërkon fitoren përballë kroatëve! Tre ndryshime në formacionin e kuqezinjve

Si Shqipëria ashtu edhe Kroacia e kanë jetike fitoren për të kaluar grupin në Euro 2024.

Shkruar nga Versus

Sot ndeshja historike, kombëtarja kërkon fitoren përballë

Kombëtarja Shqiptare përballet sot në një ndeshje historike me Kroacinë në kuadër të “Euro 2024”. Të dy skuadrat kërkojnë me patjetër fitoren për të siguruar vijimësinë e tyre në kampionat.

Pavarësisht se dy vendet kanë marrëdhënie shumë të mira fqinjësie, skuadrat nuk janë përballur kurrë me njëra-tjetrën kështu që nuk ka statistika mes tyre. Të dyja skuadrat renditen në vendin e tretë dhe të katërt të grupit B me zero pikë.

Ndeshja do të zhvillohet në orën 15:00 në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut. Gjyqtari kryesor i ndeshjes do të jetë një francez, François Letexier. Dje kuqezinjtë zhvilluan stërvitjen e fundit para ndeshjes dhe sot janë gati të përballen me kroatët pas humbjes ndaj Italisë.

Si risi për ndeshjen, Sylvinho ka vendosur të bëjë 3 ndryshime në formacion. Elseid Hysaj i cili u kritikua në masë nga tifozët për uljen e kokës që shkaktoi golin e dytë në ndeshjen me Italinë, nuk do të jetë pjesë e formacionit startues.

Po ashtu, Arbër Hoxha do të zëvendësojë Seferin si sulmues ndërsa Ismajli do të jetë në mbrojtje në vend të Ajetit. 57 mijë vende ka stadiumi “Volksparkstadion” në Hamburg dhe sërish pritet që tribunat të vishen kuqezi dhe të dominojnë tifozët shqiptarë, njëjtë si në ndeshjen me Italinë. Ndeshja e radhës do të jetë me Spanjën më 24 qershor. 

Formacionet e mundshme

Shqipëri: Strakosha; Balliu, Ismjali, Gjimsiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Hoxha, Asani, Broja

Kroacia: Livaković; Stanishiq, Shutalo, Gvardiol, Sosa; Modriq, Kovaçiq; Pashaliq, Majer, Kramariq; Petkoviq

Sot ndeshja historike, kombëtarja kërkon fitoren përballë
Renditja në grupin B
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: