All - Scripts - 1
All - Scripts - 3
AKTUALITET /

Moti i keq, pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari

Shkruar nga Versus
All - Paragraf - 1

Moti i keq, pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari

All - Paragraf - 2

Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit, Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar se do të pezullohen lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt Barit (Itali) dhe anasjelltas më 12 janar 2025.

Kapiteneria e Durrësit ka njoftuar se anulohen lundrimet e dy trageteve nga Durrësi dhe dy trageteve nga Bari, për shkak të erës së fortë me drejtim Veri-Lindje dhe forcë 8 në Adriatikun Jugor.

Ndërkohë, lundrimet në linjën Ankona-Durrës dhe anasjelltas do të vazhdojnë si zakonisht. Autoritetet kërkojnë që të gjitha subjektet që operojnë në det të marrin masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve lundruese dhe përgatitjen e ekuipazhit, ndërsa ndalohen mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që operojnë në det të hapur.

Poll

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 3
All - ArticleEnd - 4