Live Updates /

Në kërkim për masakrën me dy të vrarë në Shkodër, kush është krahu i djathtë i Ibrahim Licit që i shpëtoi sërish policisë

*Barush alias Bajram Bregu, 39 vjeç, është shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës pasi dje qëlloi me armë zjarri në ajër në lagjen Kiras gjatë ndjekjes së automjetit, ku një tjetër person është arrestuar. *Bregu është një emër i njohur për blutë e Shkodrës, me të kaluar kriminale në fushën e narkotikëve dhe vrasjeve të porositura për llogari të grupit Lici. *Ai dyshohet se i kishte siguruar armën autorit të vrasjes së dyfishtë më 8 shtator 2025, ku mbetën të vrarë Liridon Krajë dhe Armaldo Pali, ndërsa kamerierja e lokalit u plagos aksidentalisht dhe shënjestër ishte Erogen Bajri.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Barush alias Bajram Bregu, 39 vjeç, është shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës pasi dje qëlloi me armë zjarri në ajër në lagjen Kiras gjatë ndjekjes së automjetit, ku një tjetër person është arrestuar. *Bregu është një emër i njohur për blutë e Shkodrës, me të kaluar kriminale në fushën e narkotikëve dhe vrasjeve të porositura për llogari të grupit Lici. *Ai dyshohet se i kishte siguruar armën autorit të vrasjes së dyfishtë më 8 shtator 2025, ku mbetën të vrarë Liridon Krajë dhe Armaldo Pali, ndërsa kamerierja e lokalit u plagos aksidentalisht dhe shënjestër ishte Erogen Bajri.

2 Postime
3 ORE ME PARE

Në kërkim për masakrën me dy të vrarë në Shkodër, kush është krahu i djathtë i Ibrahim Licit që i shpëtoi sërish policisë

Në kërkim për masakrën me dy të vrarë në
Barush alias Bajram Bregu

Barush alias Bajram Bregu, 39 vjeç, është shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës pasi dje qëlloi me armë zjarri në ajër në lagjen Kiras gjatë ndjekjes së automjetit, ku një tjetër person është arrestuar.

Bregu është një emër i njohur për blutë e Shkodrës, me të kaluar kriminale në fushën e narkotikëve dhe vrasjeve të porositura për llogari të grupit Lici.

Ai dyshohet se i kishte siguruar armën autorit të vrasjes së dyfishtë më 8 shtator 2025, ku mbetën të vrarë Liridon Krajë dhe Armaldo Pali, ndërsa kamerierja e lokalit u plagos aksidentalisht dhe shënjestër ishte Erogen Bajri.

Bregu ka precedent penal të gjatë: në vitin 2012 ndryshoi emrin nga Bajram në Barush, është i dyshuar për ngjarje të tjera të rënda kriminale në Shkodër, si dhe për “trafikim të lëndëve narkotike”.

Në maj 2019, ai u arrestua në Tiranë nga RENEA pas një operacioni të koordinuar, për kultivim bimësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Autoritetet po vijojnë hetimet dhe ndjekjen intensive për kapjen e tij, duke e konsideruar një nga personat më të rrezikshëm për sigurinë publike në qarkun e Shkodrës./Versus.al

3 ORE ME PARE

Të shtënat me armë në Shkodër në drejtim të policisë, autori krahu i djathtë i Ibrahim Licit! Arrestohet 43 vjeçari dhe një i mitur!

Në kërkim për masakrën me dy të vrarë në
Ibrahim Lici/ Bajram Bregu

Është zbardhur ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në lagjen “Guerrile” të Shkodër, ku një person qëlloi me armë zjarri për të kanosur punonjësit e Policisë gjatë tentativës për ndalimin e automjetit që drejtohej nga 43-vjeçari Ervis Baba.

Si rezultat i veprimeve operacionale, u arrestuan në flagrancë Ervis Baba, 43 vjeç, dhe një 17-vjeçar, të dy banues në të njëjtën lagje.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur Barush Bregu, 40 vjeç, i njohur si krahu i djathtë i Ibrahim Licit, me precedent për armëmbajtje pa leje, prodhim/shitje narkotikësh dhe vjedhje.

Gjatë ndjekjes, Bregu dyshohet se ka zbritur nga automjeti dhe ka qëlluar me pistoletë në ajër për të kanosur policinë. Arma me municion dhe automjeti tip “Volkswagen Seat” u sekuestruan nga policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme për veprat penale: “Kanosja”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi apo mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Njoftimi: 

Shkodër/Zbardhen autorësia dhe rrethanat e rastit të pasdites së djeshme, në lagjen “Guerrile”, ku u kanosën me armë zjarri, punonjës të Policisë, gjatë ndjekjes së një automjeti.

Arrestohen drejtuesi dhe pasagjeri (i mitur) në automjetin me të cilin lëvizte 40-vjeçari që qëlloi me armë zjarri, në ajër, për të kanosur punonjësit e Policisë.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim 40-vjeçari, shtetas me precedent të theksuar për disa veprimtari kriminale.

Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit (pistoletë) me municion, e përdorur në këtë rast.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore, të kryera per sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e autorësisë së rastit të datës 09.03.2026, kur rreth orës 15:10, në lagjen “Guerrile”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dhe Komisariatin e Policise Shkoder zhvilluan operacionin e koduar “Risku”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasi E. B., 43 vjeç dhe një 17-vjeçar, të dy banues në lagjen “Guerrile”.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi Bajram (Barush) Bregu, 40 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, me precedent për armëmbajtje pa leje, prodhim/shitje narkotikësh dhe vjedhje.

Dje, gjatë patrullimit në këtë zonë, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, automjetit që nga hetimet rezultoi se e drejtonte 43-vjeçari dhe kishte pasagjerë të miturin dhe shtetasin e shpallur në kërkim.

43-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka vijuar lëvizjen, duke shtuar shpejtësinë dhe kryer manovra të rrezikshme me automjet. Për këto arsye, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje automjetit.

Gjatë ndjekjes, shtetasi B. B. dyshohet se ka zbritur nga automjeti, dhe gjatë largimit, ka qëlluar me armë zjarri (pistoletë), ne ajer me qëllim kanosjen e punonjësve të Policisë.
Arma e zjarrit me municion e dyshuar e përdorur nga shtetasi B. B., u gjet nga shërbimet e Policisë dhe u sekuestrua bashkë me automjetin tip “Volkswagen Seat” me të cilin leviznin këta shtetas.
Punohet intensivisht për kapjen e shtetasit B. B..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi apo mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”./Versus.al

Poll