Çfarë do të gjeni në brendësi
*Dështon seanca e parë në themel në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun e parë të Tiranës Erion Veliaj, dhe 29 të pandehurve të tjerë mes të cilëve 18 individ dhe 12 kompani. *Shkak u bë mungesa e disa prej avokatëve, ku u relatua se nuk kishin marrë njoftim për zhvillimin e seancës. *Vetë Erion Veliaj nuk ishte i pranishëm por kishte nënshkruar një deklaratë, ku shprehte vullnetin se nuk donte të vinte, teksa pretendoi se nuk mund të niste gjykimi në themel në një kohë që sipas tij nuk është ezauruar qëndrimi i tij në seancën paraprake. *As Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt nuk është paraqitur në GJKKO për gjyqin. *Ajo ka dërguar në sallë avokatin Maks Haxhia, i cili ka deklaruar se Xoxa nuk mund të marrë pjesë në seancë pasi ia ka ndaluar mjeku të shkojë për shkak se është shtatzënë. *Gjykimi drejtohet nga gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa relatorë janë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj. SPAK përfaqësohet nga prokurori Ols Dado.
Dështon seanca e parë në themel për Erion Veliajn, kryebashkiaku: Nuk dua të paraqitem, më jepni aktet
Dështon seanca e parë në themel në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun e parë të Tiranës Erion Veliaj, dhe 29 të pandehurve të tjerë mes të cilëve 18 individ dhe 12 kompani.
Shkak u bë mungesa e disa prej avokatëve, ku u relatua se nuk kishin marrë njoftim për zhvillimin e seancës.
Vetë Erion Veliaj nuk ishte i pranishëm por kishte nënshkruar një deklaratë, ku shprehte vullnetin se nuk donte të vinte, teksa pretendoi se nuk mund të niste gjykimi në themel në një kohë që sipas tij nuk është ezauruar qëndrimi i tij në seancën paraprake.
Avokatja e tij e caktuar nga gjykata Valentina Teodoresku, tha se e ka takuar të mbrojturin prej saj, dhe kërkoi ti jepeshin të gjitha aktet, pasi nuk ka patur mundësi të mbrohej në seancë paraprake. Veliaj ka pretenduar se gjyqtarja e senacës paraprake Etleva Deda i mohoi të drejtën për tu mbrojtur efektivisht dhe kërkoi përjashtimin e saj, kerkesë që u rrëzua.
Ndërkohë prokurori Ols Dado, kundërshtoi këto pretendime ku bëri të ditur se i pandehuri është njohur me aktet. Kjo ishte seanca e parë në themel pasi SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen me kërkesën e nisjes së gjykimit dhe ku gjyqtarja e seancës paraprake Etleva Deda e pranoi këtë kërkesë, teksa gjykimi në themel po bëhet nga treshja Engjëllushe Tahiri relatore dhe anëtare Alma Kodraliu e Rudina Palloi.
Seanca e radhës u la për më datë 24 mars 14:30 ndërsa gjykata legjitimon avokaten Teodoreskun su dhe vendosi ti vërë në dispozicion të pandehurit të gjitha aktet për dosjen. Mënyra e vënies në dispozicion përmes dorezimit oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Versus.al
Nis gjyqi për dosjen Veliaj/ Ajola Xoxa dërgon avokatin! Mbrojtja: Është shtatzënë! Nuk paraqitet as kryebashkiaku i Tiranës
Ka nisur sot gjyqi në themel për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, por vetë Veliaj nuk është i pranishëm në sallë.
Gjykimi drejtohet nga gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa relatorë janë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj. SPAK përfaqësohet nga prokurori Ols Dado.
As Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt nuk është paraqitur në GJKKO për gjyqin.
Ajo ka dërguar në sallë avokatin Maks Haxhia, i cili ka deklaruar se Xoxa nuk mund të marrë pjesë në seancë pasi ia ka ndaluar mjeku të shkojë për shkak se është shtatzënë.
''Klientja është në pamundësi shëndetësore, është shtatzënë, ia ka ndaluar mjeku që të vijë, i kam kërkuar të sjellë aktin e mjekut.'' është shprehur avokati.
Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme vendosi kalimin për gjykim të dosjes ndaj Veliajt, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe 28 personave dhe shoqërive të përfshira në të.
Veliaj ndodhet në arrest me burg që nga 10 shkurt 2025 dhe përballet me 13 akuza, duke përfshirë korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futjen e sendeve të ndaluara në burg.
Shumica e akuzave lidhen me korrupsion pasiv në 9 raste ndaj disa kompanive që, sipas SPAK, kanë përfituar në mënyrë të parregullt para dhe pasuri të paluajtshme, duke marrë leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave.
Biznesmenët e përfshirë akuzohen për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, ndërsa ish-deputetja Klotilda Bushka për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Po ashtu, Fatjon Baci, gardiani i burgut të Durrësit, akuzohet për “futjen ose mbajtjen e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” pasi i dha telefonin Veliajt gjatë transferimit në gjykatë.
Ky gjyq pritet të japë zhvillime të rëndësishme për të gjithë të përfshirët, ndërsa publikisht po ndiqet me vëmendje nga media dhe qytetarët./Versus.al
Përballet me 13 akuza, sot mbahet seanca e parë në themel për kryebashkiakun Erion Veliaj

Sot në orën 09:30 fillon seanca e parë në themel për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku gjyqtare kryesuese do të jetë Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa relatorë do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.
Veliaj ndodhet në qeli që prej 20 Shkurtit 2025 dhe përballet me 13 akuza, përfshirë korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futjen e sendeve në burg.
SPAK pretendon se ai ka përfituar në mënyrë të parregullt para dhe pasuri të paluajtshme nga disa kompani, të cilat kanë marrë leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia e Tiranës./Versus.al

