Live Updates /

Tritoli në lokalin "Perla e Detit”/ Gjobë 500 mijë € pronarit, arrestohen 3 persona! Mes tyre ish-efektivi që shoqëroi Martinajn!

*Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim si të dyshuar për shpërthimin që ndodhi ditën e djeshme në restorantin “Perla e Detit” në Kamzë. *Të arrestuarit janë: Jeton Lami, 31 vjeç, Florin Domi, 30 vjeç, dhe Flogert Mezhika, 34 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur Ervis Lami, i cili më herët gjatë këtij viti ishte nën hetim për vrasjen e postierit Lulzim Visha, po në Kamzë. *Jeton Lami është ish-oficer i forcave Operacionale, i liruar nga burgu në nëntor të vitit 2023, i dënuar për shpërdorim detyre. *Ai dyshohet se ka shoqëruar me makinë të shumëkërkuarin Ervis Martinaj në Durrës, para se ky i fundit të zhdukej pa lënë gjurmë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim si të dyshuar për shpërthimin që ndodhi ditën e djeshme në restorantin “Perla e Detit” në Kamzë. *Të arrestuarit janë: Jeton Lami, 31 vjeç, Florin Domi, 30 vjeç, dhe Flogert Mezhika, 34 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur Ervis Lami, i cili më herët gjatë këtij viti ishte nën hetim për vrasjen e postierit Lulzim Visha, po në Kamzë. *Jeton Lami është ish-oficer i forcave Operacionale, i liruar nga burgu në nëntor të vitit 2023, i dënuar për shpërdorim detyre. *Ai dyshohet se ka shoqëruar me makinë të shumëkërkuarin Ervis Martinaj në Durrës, para se ky i fundit të zhdukej pa lënë gjurmë.

3 Postime
4 ORE ME PARE

U shpall në kërkim për tritolin në Kamëz, kush është Ervis Lami, i njohur për rekorde të mëparshme kriminale!

Tritoli në lokalin "Perla e Detit”/  Gjobë 500 mijë
Lulzim Visha

Ervis Lami është personi i shpallur në kërkim, i dyshuar së bashku me Jeton Lamin, Florin Domin dhe Flogert Mezhikën si autor i vendosjes së një sasie eksplozivi në një lokal në Kamzë më 15 nëntor.

Ervis Lami është i njohur për rekorde të mëparshme kriminale. Ai ishte shpallur në kërkim që në janar të këtij viti, pasi gjatë kontrolleve për kapjen e autorëve të vrasjes së Lulzim Vishës në Kamzë iu gjet një armë automatike me selenciator në banesë.

Operacioni i koduar “Motivi” nga Policia e Tiranës solli arrestimin e tre personave: Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika, ndërsa Ervis Lami vazhdon të kërkohet nga autoritetet.

Hetimet e policisë kanë zbuluar se lënda eksplozive ishte vendosur në fasadën e jashtme të lokalit për shkak të mosdhënies së një shume prej 500,000 eurosh, të kërkuar si gjobëvënie nga pronari i biznesit, Saimir Sina.

Lidhja me vrasjen e Lulzim Vishes

Gjatë kontrolleve për kapjen e autorëve të vrasjes së Lulzim Vishës në 24 janar të këtij viti, policia gjeti në banesën e Ervis Lamit nje automatik me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok dhe në oborrin e shtëpisë janë gjetur 4 gëzhoja armë.

“Arma e zjarrit, gëzhojat si dhe sendet e tjera të sekuestruara në banesë po dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme për të parë nëse kjo armë zjarri është përdor në ngjarje kriminale”, informoi policia ne ate kohe.

Raportohet se banesa ku u gjetën sendet e kundraligjshme është në posedim të Ervis Lamit dhe përdorej nga 31-vjeçari, si edhe kushëriri i tij, Eduart Lami.

Ervis Lami, gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Korçës në korrik 2014, ka marrë përsipër të gjithë përgjegjësinë e organizimit të planit të arratisjes nga burgu i Drenovës i Admir Tafilit dhe 6 të dënuarve të tjerë me burgim të përjetshëm.

Ai është vetëfajësuar duke marrë mbi vete planifikimin dhe organizimin e arratisjes së 23 nëntorit të vitit 2013. Sipas tij, gjithçka e kishte zanafillën në kohën kur ai ishte bashkëvuajtës me Admir Tafilin, në Burgun 313. Fillimisht përfaqësuesi i akuzës ka bërë një kronologji të ngjarjes në atë kohë duke sqaruar se nga hetimet kishte rezultuar se në realizimin e arratisjes ishte vënë në dispozicion një shumë e konsiderueshme në euro nga Genc Tafili, vëllai i të akuzuarit për vrasje për hakmarrje.

Ai kishte kryer një transfertë në emër të Bledian Dedës dhe me këto para u blemë frigoriferët dhe armët në tregun e zi. Por, Ervis Lami, në gjyq, përjashtoi të akuzuarit e tjerë nga organizimi i planit. Sipas deklarimeve të Ervis Lamit, zanafilla e planit të arratisjes kishte nisur pas dënimit të Admir Tafilit dhe ai e kishte realizuar çdo lëvizje i vetëm, duke arritur të thyente kështu një prej institucioneve më të sigurta në vend.

Duke përshkruar me detaje të imtësishme, Ervis Lami ka rrëfyer çdo lëvizje që kishte kryer deri në zbatimin e planit të arratisjes nga i cili mundën të kapërcejnë rrethimin 7 të burgosur me dënime kapitale. Futja e armëve, sipas tij, ishte bërë me frigoriferë të cilët janë fabrikuar në Shkodër, ndërsa bomba e cila u hodh në afërsi të komisariatit ishte blerë në Korçë.

“Këta janë të gjithë shokët e mi, por nuk kishin lidhje me arratisjen. Unë kam qenë i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë dhe dua të sqaroj gjykatën se arratisjen e 23 nëntorit e realizova unë. Plani për këtë arratisje nisi në Burgun 313 kur unë dhe Tafili ishim bashkëvuajtës. Kur ai u dënua me pa të drejtë me burgim të përjetshëm, më erdhi vërtet keq dhe i premtova që do e ndihmoja të arratisej. E dija që ai është i pafajshëm ndaj dhe isha i vendosur për ta ndihmuar, aq më tepër kur i kisha dhënë fjalën. Organizuam planin, por armët në frigorifer janë montuar në një fabrikë në Shkodër. Mënyra si ato armë janë montuar brenda frigoriferit nuk mund të bëhen me dorë, por në fabrikë”, ka deklaruar Lami.
Ai vazhdoi më tej, duke rrëfyer se e kishte çuar frigoriferin në Burgun e Drenovës, me destinacion dhomën e të dënuarit të përjetshëm, Admir Tafili.

Banda e Ervis Lamit dyshohet se organizoi ekzekutimin me eksploziv të Isuf Jaçaj në Sarandë mbrëmjen e 4 tetorit. Isuf Jaçaj ishte babai i Kaus Jaçaj, 31vjecarit që ndihmoi Ramazan Zotaj aliaj Canaj, 43 vjeç, pas një konflikti për shezllonet në bregdet në datën 17 korrik ku plagosi me armë zjarri Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën, dhe më pas u largua drejtë Korçës për ti shpëtuar hakmarrjes. Klaus Jaçajt i vendosën eksploziv në makinë por fatmirësisht nuk ndodhej në mjetin tip “BMW”. Ai u vetëdorëzua në polici pak ditë pas ngjarjes. Babait të tij, grupi Ervis Lamit I vendosën 800 gram tritol poshtë mjetit, gjë e cila i mori jetën. I ndieri Jaçaj punonte në sektorin e turizmit, shëtiste turistët me skaf në bregdetin e Sarandës. Grupi i Ervis Lamit i kishin dërguar mesazh Klaus Jaçaj se nëse nuk do të dorëzonte Ramazan Zoton do të vrisnin familjarët e tij në shenjë hakmarrje. Në fakt ashtu ndodhi, 58-vjeçari Isuf Jaçaj  mbeti viktimë e shpërthimit me tritol në lagjen nr, 3 në Sarandë. Ervis Lami vijon të jetë në arrati për ti shpëtuar drejtësisë shqiptare.

Grupi i tij kriminal dyshohet se organizoi vrasjen me eksploziv të Isuf Jacaj në Sarandë.

Isuf Jaçaj është babai i Klaus Jaçaj, që ndihmoi Ramazan Jacaj të arratisej pasi plagosi në Sarandë në korrik të këtij viti, Ernest Lamën dhe Gëzim Hoxhajn, miq të ngushtë të Ervis Lamit./ Versus.al

6 ORE ME PARE

I fundit që takoi Martinajn, ish-oficeri Jeton Jami mes të arrestuarve për tritolin në Kamëz

Tritoli në lokalin "Perla e Detit”/  Gjobë 500 mijë

Një nga personat e arrestuar për vendosjen e tritolit në Kamëz është ish-oficeri i operacioneve, Jeton Jami, i cili më parë ishte arrestuar për shpërdorim detyre, pasi akuzohej se kishte shoqëruar Ervis Martinajn para se ai të zhdukej.

Ndërsa në kërkim është shpallur Ervis Lami, i cili po ashtu në fillim të vitit kërkohej për vrasjen e postierit Lulzim Visha, po në Kamëz.

Jeton Lami është ish-oficer i forcave Operacionale, i liruar nga burgu në nëntor të vitit 2023, i dënuar për ‘shpërdorim detyre’ teksa dyshohet se ka shoqëruar me makinë të shumëkërkuarin Ervis Martinaj në Durrës, para se ky i fundit të zhdukej pa lënë gjurmë.

Grupi i goditur, i dyshuar se hodhi tritol te biznesi në Kamëz një ditë më parë, njihet për përfshirje në gjobëvënie.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se edhe dy kunetërit, të cilëve iu vendos lënda shpërthyese, dyshohet se mund të kenë qenë pjesë e këtij grupi të gjobëvënies.

Sipas të njëjtave burime, mes tyre mund të ketë pasur përplasje të mëparshme, ndaj të arrestuarit vendosën lëndën shpërthyese në biznesin e tyre si një formë presioni dhe gjobëvënie prej 500 mijë eurosh./Versus.al

6 ORE ME PARE

“Shkak, gjobëvënia”/ Shpërthimi me eksploziv në restorantin "Perla e Detit”, policia zbardh ngjarjen! 3 të arrestuar!

Tritoli në lokalin "Perla e Detit”/  Gjobë 500 mijë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Motivi”, duke zbardhur ngjarjen e ndodhur dje në Kamëz, ku një biznesi iu vendos lëndë plasëse. Falë metodave proaktive dhe hetimeve intensive, janë identifikuar katër autorët e dyshuar, prej të cilëve tre janë vënë në pranga, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit të katërt.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Personit dhe Pronës në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe nën drejtimin e Prokurorisë, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen që ndodhi në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar shtetasit:

Jeton Lami,31 vjeç

Florin Domi, 30 vjeç

Flogert Mezhika 34 vjeç

Ndërkohë, është shpallur në kërkim E. L., 31 vjeç, të katërt banues në Kamëz.

Hetimet dyshojnë se të arrestuarit hodhën lëndë eksplozive në fasadën e biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S.

Policia njofton se vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Motivi”.

Zbardhet brenda 24 orëve dhe dokumentohet, si rezultat i aplikimit të metodave proaktive, ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz, ku një biznesi iu vendos lëndë plasëse.

Identifikohen 4 autorët e dyshuar. Vihen në pranga 3 prej tyre, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Personit dhe Pronës të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe aplikimit të metodave proaktive, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz.

Në kuadër të operacionit “Motivi” u vunë në pranga për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit:

-J. L., 31 vjeç, F. D., 30 vjeç, F. M., 34 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. L., 31 vjeç, të katërt banues në Kamëz.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.VIJON...

Poll