MAGAZINË /

Ajnshtajni dhe Hawking kishin të drejtë! Zbulimi që ndryshon shkencën

Në janar të këtij viti, më 14 janar 2025, Observatori LIGO në SHBA ka regjistruar sërish valë gravitacionale, të shkaktuara nga lëvizja e objekteve me masë të mëdha, siç janë vrimat e zeza. Këto valë ishin parashikuar për herë të parë nga Albert Einstein në vitin 1916, në teorinë e tij të relativitetit të përgjithshëm.

Shkruar nga Versus
Ajnshtajni dhe Hawking kishin të drejtë! Zbulimi që ndryshon
Albert Einstein dhe Stephen Hawking

Teoritë e dy prej shkencëtarëve më të mëdhenj të shekullit të kaluar, Albert Einstein dhe Stephen Hawking, lidhur me fusionin e vrimave të zeza, janë konfirmuar shkencërisht, falë vëzhgimeve më të sakta ndonjëherë të valëve gravitacionale, të realizuara së fundmi nga shkencëtarët.

Zbulim historik nga LIGO
Në janar të këtij viti, më 14 janar 2025, Observatori LIGO në SHBA ka regjistruar sërish valë gravitacionale, të shkaktuara nga lëvizja e objekteve me masë të mëdha, siç janë vrimat e zeza. Këto valë ishin parashikuar për herë të parë nga Albert Einstein në vitin 1916, në teorinë e tij të relativitetit të përgjithshëm.

Ajnshtajni dhe Hawking kishin të drejtë! Zbulimi që ndryshon

Einstein vetë kishte shprehur dyshime nëse këto valë mund të përdoreshin ndonjëherë në mënyrë të matshme, por vetëm në vitin 1957 u njohën shkencërisht falë punës së Felix Pirani dhe Hermann Bondi, dhe për herë të parë u regjistruan në vitin 2015.

Një konfirmim që ndryshon shkencën
Në vëzhgimin e fundit të datës 14 janar, i quajtur GW250114, shkencëtarët kanë regjistruar fuzionin e dy vrimave të zeza me masa që variojnë nga 30 deri në 40 herë më të mëdha se ajo e Diellit, ndodhur rreth 1.3 miliardë vite dritë larg Tokës. Ajo që e bën këtë vëzhgim edhe më të rëndësishëm është qartësia dhe precizioni i sinjalit, falë përmirësimeve teknologjike të sistemeve të zbulimit.

LIGO, së bashku me partnerët e tij ndërkombëtarë Virgo në Itali dhe KAGRA në Japoni, formojnë konsorciumin LVK, i cili aktualisht regjistron mesatarisht një fuzion vrimash të zeza çdo tre ditë.

Ajnshtajni dhe Hawking kishin të drejtë! Zbulimi që ndryshon

Stephen Hawking kishte të drejtë
Vëzhgimet e fundit kanë konfirmuar gjithashtu një tjetër teori madhore – atë të Stephen Hawking, e formuluar në vitin 1971. Hawking kishte parashikuar se sipërfaqja totale e një vrime të zezë të re, të krijuar nga fuzioni i dy të tjerave, nuk mund të jetë më e vogël se sipërfaqja totale e vrimave të zeza fillestare të kombinuara.

Në rastin e 14 janarit, sipërfaqja e kombinuar e dy vrimave të zeza ishte sa ajo e Mbretërisë së Bashkuar (rreth 240.000 km²). Pas bashkimit, vrima e zezë e re kishte sipërfaqe sa ajo e Suedisë (rreth 400.000 km²) – një konfirmim i saktë i parashikimit të Hawking.

Ajnshtajni dhe Hawking kishin të drejtë! Zbulimi që ndryshon

Një tjetër teori që konfirmohet: Roy Kerr
Rezultatet e përftuara janë në përputhje edhe me teorinë e astrofizikanit nga Zelanda e Re, Roy Kerr, i cili në vitin 1963 përshkroi matematikisht natyrën e vrimave të zeza në rrotullim, bazuar në teorinë e Einstein. Kerr kishte përcaktuar se një vrimë e zezë në rrotullim përcaktohet vetëm nga dy parametra: masa dhe shpejtësia e rrotullimit – duke e bërë atë një objekt unik në hapësirë.

Ajnshtajni dhe Hawking kishin të drejtë! Zbulimi që ndryshon

E ardhmja e kërkimeve: një detektor i ri në Indi
Shkencëtarët e LVK synojnë të rrisin edhe më shumë kapacitetet e tyre kërkimore në vitet e ardhshme. Një ndër projektet më të rëndësishme është ndërtimi i një detektori të ri të valëve gravitacionale në Indi, që pritet të forcojë më tej zbulimet dhe konfirmimet e teorive që deri tani janë qëndruar vetëm në nivelin teorik.

Poll