MAGAZINË /

E fshehur prej dekadash, nëndetësja legjendare 105 rikthehet nën dritat e muzikës

Nga thellësitë e detit në dritat e skenës: Nëndetësja 105 e Pashalimanit bëhet skenë artistike

Shkruar nga Versus

E fshehur prej dekadash, nëndetësja legjendare 105 rikthehet nën
Dikur simbol i fuqisë ushtarake shqiptare në ujërat e Mesdheut, sot nëndetësja 105 është kthyer në një skenë të pazakontë koncertesh, ku historia, muzika dhe identiteti kombëtar bashkohen në një performancë që nuk kalon pa u vënë re.

Kjo perlë e fjetur e flotës detare shqiptare, e vendosur në brigjet e Pashalimanit, është zgjuar nga heshtja prej dekadash për të pritur mbi kuvertën e saj vajzat dhe djemtë e Orkestrës së Forcave të Armatosura, të cilët sollën tingujt e këngës legjendë të grupit “Ritfolk” të titulluar "Sa dua të jem larg", një himn i fillim viteve 1990 i shkruar mbi poezinë e Ervin Hatibit.

Një histori që nis nga vitet ’50
Nëndetësja 105 është një nga katër nëndetëset që Shqipëria mori nga Bashkimi Sovjetik në fund të viteve ’50, si pjesë e përpjekjeve për të modernizuar flotën ushtarake gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë. Ato përfaqësonin krenarinë e një Shqipërie që kërkonte të ruante sovranitetin në det.

Pas dekadash shërbimi, nëndetëset dolën jashtë përdorimit aktiv dhe u çarmatosën. Por sot, në vend që të mbeten thjesht relike të një epoke të shkuar, ato morën "për një çast" jetë të re si hapësira kulturore dhe artistike.

E fshehur prej dekadash, nëndetësja legjendare 105 rikthehet nën

Kjo performancë unike e ideuar dhe interpretuar nga muzikantët e rinj të Orkestrës së Forcave të Armatosura u shpërnda në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.

Poll