MAGAZINË /

FOTO/ 10 vjet nga vdekja e Harambe, Shtëpia e Bardhë i bën homazh gorillës që tronditi botën

Më 28 maj 2016, gorilla 17-vjeçare u qëllua për vdekje në Cincinnati Zoo & Botanical Garden, pasi një djalë trevjeçar ra brenda hapësirës ku mbahej kafsha

Shkruar nga Versus

FOTO/ 10 vjet nga vdekja e Harambe, Shtëpia e Bardhë i bën

Kanë kaluar 10 vjet nga vdekja e gorillës së famshme Harambe, ngjarje që në vitin 2016 shkaktoi reagime të mëdha në mbarë botën dhe u kthye në një fenomen të internetit.

Më 28 maj 2016, gorilla 17-vjeçare u qëllua për vdekje në Cincinnati Zoo & Botanical Garden, pasi një djalë trevjeçar ra brenda hapësirës ku mbahej kafsha. Punonjësit e kopshtit zoologjik morën vendimin dramatik për të vrarë Harambe-n, duke argumentuar se jeta e fëmijës ishte në rrezik.

Pamjet e incidentit bënë xhiron e botës dhe ndezën debat të madh publik. Edhe pse Harambe nuk e kishte lënduar fëmijën, autoritetet e konsideruan ndërhyrjen si “një vendim të vështirë, por të drejtë”. Prindërit e fëmijës nuk u përballën me akuza.

FOTO/ 10 vjet nga vdekja e Harambe, Shtëpia e Bardhë i bën

Pas ngjarjes u krijua peticioni “Justice for Harambe”, i cili mblodhi mbi gjysmë milioni nënshkrime, ndërsa emri i gorillës u kthye në simbol të kulturës së internetit, memeve dhe teorive konspirative.

Në 10-vjetorin e ngjarjes, The White House publikoi një mesazh homazh në platformën X.

“Sot kujtojmë një legjendë. Në këtë ditë në histori, Harambe do të kishte festuar një tjetër ditëlindje. Një ikonë që u bë pjesë e historisë së internetit, kulturës amerikane dhe kujtesës së një brezi të tërë”, shkruhej në reagim.

Shtëpia e Bardhë shtoi gjithashtu se “trashëgimia e Harambes ende jeton”, duke rikthyer në vëmendje një nga ngjarjet më të komentuara të dekadës së fundit.

 

Poll