AKTUALITET /

“Pse policia nuk e pa fostoksinën në banesë?”/Vdekja e Xhuana Nikollajt, AMP nis hetim ndaj Komisariatit nr.2

Familjarët ngrenë pikëpyetje serioze edhe për kontrollin e parë të policisë në banesë, ku nuk u gjet fostoksina që më pas u zbulua nga vetë të afërmit

Shkruar nga Versus

“Pse policia nuk e pa fostoksinën në banesë?”/Vdekja

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur hetime ndaj efektivëve të Komisariatit nr.2 në Tiranë, për mënyrën se si janë kryer veprimet hetimore dhe për dyshimet se vdekja e Xhuana Nikollajt 2 muaj e gjysëm më parë nuk është zbardhur plotësisht.

25-vjeçarja Xhuana Nikollaj u vetëflijua në një banesë në Tiranë, ndërsa detaje të reja po hedhin dritë mbi një rast të mbuluar me mister dhe dyshime të forta për neglizhencë institucionale.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se telefoni i viktimës ende nuk është kqyrur plotësisht, ndërsa telefoni i shoqes së saj nuk është sekuestruar fare.

Familjarët ngrenë pikëpyetje serioze edhe për kontrollin e parë të policisë në banesë, ku nuk u gjet fostoksina që më pas u zbulua nga vetë të afërmit.

Ndërkohë, autopsia ka evidentuar shenja dhune në trupin e Xhuanës, ndërsa ish-bashkëshorti i saj, Eraldo Fizi, vijon të jetë në arrati, i kërkuar për veprën penale “shkaktim vetëvrasjeje”.

Sipas informacioneve nga të afërm të Xhuanës, shoqja insistonte vazhdimisht që ajo të takonte Eraldon. Ajo e telefononte Xhuanën sa herë kjo e fundit ishte tek motrat, duke i kërkuar të takohej me të.

Motrat kanë qenë në dijeni se Eraldo kërkonte vazhdimisht ta takonte Xhuanën.

Pas ngjarjes së rëndë, policia ushtroi kontroll në banesë, por deklaroi se nuk gjeti fostoksinë. Dy ditë më pas, familjarët, kur shkuan të merrnin rrobat e Xhuanës, gjetën fostoksinën pranë sendeve të saj dhe lajmëruan policinë, e cila u rikthye sërish në banesë.

Pyetja që kërkon përgjigje është, si nuk u pa fostoksina gjatë kontrollit të parë? A ishte aty dhe policia nuk e konstatoi? Pikërisht për këto dyshime që duhet të zbardhte policia, AMP ka nisur hetim ndaj oficerëve të komisariatit nr.2 që janë marrë me zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

Autopsia ka treguar se Xhuana kishte shenja dhune në trup, të dukshme edhe në fotot që disponon familja. Sipas informacioneve, natën e ngjarjes Eraldo Fizi, pasi e mori Xhuanën, e çoi në Shëngjin, ku dyshohet se e dhunoi në makinë, dyshohet se në dijeni ka qenë edhe shoqja. Më pas janë kthyer sërish në Tiranë.

Madje, makina e Eraldo Fizit, natën e krimit, rreth orës 03:00, është gjobitur për tejkalim shpejtësie nga policia pranë ish-sheshit “Shqiponja”. Pas kësaj, ai e ka çuar Xhuanën në banesën ku ajo jetonte me qira me shoqen e saj dhe të nesërmen kreu aktin ekstrem të vetëflijimit. Eraldo Fizi vijon të jetë ende në arrati dhe kanë dështuar disa tentativa të policisë për ta arrestuar. Versus.al

Poll