Mund ta quajmë pa dyshim një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar, por edhe për atë ndërkombëtar.
Nik Xhelilaj, i njohur për rolet e tij në kinematografinë shqiptare dhe sidomos për suksesin e tij të madh në serialet turke, është një emër që gjithmonë ngjall interes.
Edhe pse karriera e tij e ka zhvendosur shpesh në Turqi, aktori nuk harron të rikthehet në Tiranë, ku kalon kohë me familjen dhe miqtë e afërt. E në njërën prej këtyre vizitave, paparaci i Panorama Plus, ka kapur disa momente që kanë ngjallur kureshtje.
Në një nga kafet e kryeqytetit, Xhelilaj është fotografuar në shoqërinë e një vajze, që deri më tani nuk është parë më parë përkrah tij në publik. Të dy dukeshin komodë dhe të relaksuar, duke ndarë momente qetësie dhe humor me njëri-tjetrin.
Ndonëse nuk ka asnjë gjest që sugjeron një lidhje romantike, pamja e përgjithshme ishte miqësore dhe e afërt. Aktori herë ndante vëmendjen mes telefonit dhe bashkëbisedimit, herë qeshte me ndonjë batutë të ndarë në ekranin e celularit.
Pas përfundimit të kafesë, dyshja është larguar bashkë, me hapa të qetë, duke preferuar një shëtitje të shkurtër pa shumë vëmendje.







