
Reperi i njohur Noizy do të performonte ditësh e djeshme në një diskotekë të Zyrih të Zvicrës.
Por policia e shtetit helvetik ka pasur plane të tjera për reperin.
Burime për Prive kanë bërë të ditur se ai është ndalur sapo ka zbarkuar në aeroport.
Nuk dihen ende arsyet përse Noizy është ndaluar nga policia por ajo çfarë bie në sy në rrjete sociale të tij është se të gjitha postimet e datës 5 korrik janë hequr nga rrjete sociale të klubit.
Ndërkohë, postimi i fundit i Noizyt është para rreth 20 orësh, 3 orë pasi me një foto nga avioni paralajmëroi nisjen për Zurich.







