MAGAZINË /

FOTO/ Eli Fara reagon publikisht pasi vajza e saj, Marina Fara, u kap me kokainë nga policia!

Shkruar nga Versus
FOTO/ Eli Fara reagon publikisht pasi vajza e saj, Marina Fara, u kap me
Eli Fara dhe vajza e saj Marina Fara

Ngjarja e bujshme që përfshiu vajzën e këngëtares së njohur shqiptare Eli Fara ka bërë bujë në të gjitha mediat online dhe rrjetet sociale.

Marina Fara, 39 vjeçe, u kap nga policia me 4.4 gram kokainë dhe u vendos menjëherë në pranga.

Sipas deklaratës së saj, lënda narkotike ishte për përdorim vetjak, por sasia e gjetur rezultoi më e lartë se ajo që ligji e konsideron si kufi të lejuar për përdorim personal.

Pas seancës gjyqësore, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për vajzën e këngëtares së mirënjohur.

Ndërkohë, vetëm disa ditë pas vendimit të gjykatës, Eli Fara zgjodhi të reagojë në mënyrën e saj përmes një postimi në Instagram.

Ajo publikoi një foto ku shfaqet e buzëqeshur, duke shkruar sipër:

“Zgjedh të buzëqesh… gjithmonë!”

Postimi u interpretua si një mesazh i tërthortë ndaj situatës së krijuar, duke shprehur vendosmërinë e saj për të përballuar vështirësitë me forcë dhe pozitivitet.

FOTO/ Eli Fara reagon publikisht pasi vajza e saj, Marina Fara, u kap me

 

Poll