MAGAZINË /

Bruce Willis tani jeton në një shtëpi të ndarë nga familja e tij/ Çfarë thotë gruaja e tij për gjendjen shëndetësore të aktorit

Kjo zgjedhje u bë për hir të dy fëmijëve të tyre më të vegjël, në mënyrë që ata të kishin një mjedis të përshtatur sipas nevojave të tyre dhe jo sipas kërkesave në rritje të shëndetit të babait të tyre.

Shkruar nga Versus

Bruce Willis tani jeton në një shtëpi të ndarë nga

Gruaja e Bruce Willis , Emma Heming, ka marrë një vendim të vështirë, por të domosdoshëm , duke zbuluar se aktori tani jeton në një shtëpi të dytë, të veçantë, nën kujdesin e një ekipi të veçantë.

Siç shpjegoi ajo, kjo zgjedhje u bë për hir të dy fëmijëve të tyre më të vegjël, Mabel 13-vjeçare dhe Evelyn 11-vjeçare, në mënyrë që ata të kenë një mjedis të përshtatur sipas nevojave të tyre dhe jo sipas kërkesave të shëndetit të babait të tyre.

Emma Heming theksoi se vajzat e tyre ende e shohin shpesh babanë e tyre, pasi e vizitojnë atë çdo ditë për mëngjes dhe darkë.

Ylli 70-vjeçar i "Die Hard" ka luftuar me demencën frontotemporale, një gjendje neurologjike progresive që ndikon në gjuhë, sjellje dhe lëvizshmëri që nga viti 2022.

Gruaja e tij, dukshëm e prekur, foli për "momentet" e vogla që i kujtojnë burrin që takoi: " Ai ka atë të qeshurën e fortë, dhe kur sheh shkëlqimin në sytë e tij ose buzëqeshjen e tij, ndihesh përsëri në të kaluarën. Por ato sekonda kalojnë shumë shpejt."

Ajo po përgatitet të publikojë librin e saj "Udhëtimi i papritur: Gjetja e forcës, shpresës dhe vetes në rrugën e kujdesit" më 9 shtator, ku dokumenton rrjedhën e kujdesit për Bruce Willis, që nga diagnoza e tij e parë e afazisë në vitin 2022 deri në jetën e tij të përditshme sot, me demencë.

"Bruce mbetet shumë i lëvizshëm dhe në shëndet të mirë fizik. Vetëm mendja e tij po e lë në baltë", tha Emma Hemming në mbyllje./Versus.al

Poll