AKTUALITET /

Të shtënat me kallashnikov në Kombinat, Gjykata lë në burg 'Vodollarin’ dhe shokun e tij: I riu: E shoqërova se më kërcënoi

Ngjarja lidhet me episodin e së premtes së kaluar, kur 28-vjeçari Asllani hapi zjarr me kallashnikov ndaj një automjeti në lëvizje, në zonën e Kombinatit, pas një konflikti të dhunshëm me disa persona.

Shkruar nga Versus

Të shtënat me kallashnikov në Kombinat, Gjykata lë në

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Oltion Asllanin, i njohur si Vodollari, dhe për Serxhio Bajzën.

Ngjarja lidhet me episodin e së premtes së kaluar, kur 28-vjeçari Asllani hapi zjarr me kallashnikov ndaj një automjeti në lëvizje, në zonën e Kombinatit, pas një konflikti të dhunshëm me disa persona.

Gjatë seancës gjyqësore, Asllani ka deklaruar se nuk kishte synim të vriste, por vetëm të frikësonte individët që e kishin dhunuar fizikisht. Nga ana tjetër, Bajza ka thënë se shoqëroi me automjet shokun e tij jo me dëshirë, por sepse ishte ndjerë i kërcënuar prej tij.

Të dy të rinjtë do të hetohen për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë./ Versus.al

Poll