AKTUALITET /

EMRAT/ Ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitje me dh*në, kultivim d*oge, arrestohen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Dy shtetas shqiptarë, vëllezër, janë arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit të koduar “The Wanted”, falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet italiane dhe Interpolin.

Dy shtetas shqiptarë, vëllezër, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë lokalizuar dhe arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Të arrestuarit janë:

-Erion Hoti alias Erion Lamallari, 35 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Durrësit që në janar 2022. Ai akuzohet për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Sipas hetimeve, më 7 shkurt 2021, në bashkëpunim me persona të tjerë, ai ka grabitur me dhunë një automjet, një shumë parash dhe një celular në ambientet e një fabrike qumështi. Gjithashtu, ka ndihmuar të fshihej një shtetas i shpallur në kërkim për kalim të paligjshëm të kufirit.

-Klodjan Hoti, 31 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Dibrës në korrik 2020 me 4 vite e 4 muaj burg për “Kultivim të bimëve narkotike”. Ai ishte kapur në flagrancë në vitin 2019 brenda një sere në Martanesh, ku kultivonte fidanë narkotikë në 1324 gota plastike. Nga dënimi, i mbeteshin edhe 1 vit, 6 muaj e 15 ditë.

Poll