
Policia e Lezhës ka arrestuar 41 vjeçarin Ritvan Keqin banues në Fushë Kuqe, Kurbin.
41 vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë në Tiranë (DVP), në kuadër të operacionit të koduar “Puzzle”, i zhvilluar rreth tre muaj më parë për trafikim armësh nga Kosova drejt Shqipërisë. Gjatë operacioni janë sekuestruar 14 armë zjarri.
Veprimet e mëtejshme procedurale për Keqin do të kryhen nga DVP Tiranë, ndërsa materialet janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
Njoftimi i policisë:
DVP Lezhë/ Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Kapet në Laç, një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për trafikim të armëve të zjarrit.
Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Seksionit të Mbështetjes Operacionale të Hetimit, në DVP Lezhë, si rezultat i një pune të mirorganizuar, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:
R. K., 41 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Puzzle”, i zhvilluar rreth 3 muaj më parë, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 14 armë zjarri.
Veprimet e tjera procedurale për shtetasin R. K. do të kryhen nga DVP Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Versus.al







