MAGAZINË /

"I nxehti afrikan ‘përvëlon’ Shqipërinë – Meteorologia paralajmëron qytetet më të rrezikuara nga temperaturat ekstreme

Fundjava pritet të rikthejë motin tipik veror, me kthjellime dhe temperatura të larta që do të arrijnë deri në 35-36°C – kushte ideale për pushime dhe plazh.

Shkruar nga Versus

"I nxehti afrikan ‘përvëlon’ Shqipërinë

Meteorologia Lajda Porja ka konfirmuar se vendi është zyrtarisht nën ndikimin e valës së të nxehtit afrikan, që prej fillimit të qershorit. Ajo thekson se vera ka startuar me temperatura të larta përtej normales për këtë periudhë.

Sipas Porjas, fillimi i javës do të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave, të shoqëruar në disa zona edhe me rrebeshe shiu, kryesisht gjatë ditës së martë dhe të mërkurë.

Megjithatë, fundjava pritet të rikthejë motin tipik veror, me kthjellime dhe temperatura të larta që do të arrijnë deri në 35-36°C – kushte ideale për pushime dhe plazh.

Meteorologia ka bërë të ditur edhe qytetet ku temperaturat do të jenë më të larta në ditët në vijim, duke paralajmëruar kujdes për valën e të nxehtit që do të rikthehet pas mesjavës.

“Vera ka startuar me temperatura mjaft të larta. Muaji qershor që në ditët e para ka nisur me temperatura mjaft të larta 38 gradë, kjo vlerë pritet të shënohet përgjithësisht në qarkun e Beratit, në zona të izoluara të Elbasanit dhe të Gjirokastrës. Moti pritet të jetë i kthjellët ndërsa në pjesën e dytë të ditës mund të ketë vranësira.

Nga dita e martë e kësaj jave ne presim që temperaturat të ulen gradualisht dhe ne presim një normalizim të tyre. Nesër do ketë një rënie të temperaturave ku maksimumi do të jetë 36 gradë, ndërsa në ditët e tjera deri në fundjavë, temperatura maksimale do jetë 35 gradë.

Moti do jetë i qëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit. E marta dhe e mërkura mund të sjellin rrebeshe të izoluara shiu në verilindje dhe juglindje, më së shumti në zonën e juglindjes, në zonat e Korçës. Fundjava do jetë sërish me diell, me temperatura 33-34 gradë celsius”, u shpreh sinoptikanja Porja.

Poll