MAGAZINË /

Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për Arbenita Ismajlin

Shkruar nga Versus

Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për Arbenita

Kosovë- Gjykata e Gjilanit ka lëshuar një urdhër arrest ndërkombëtar për Arbenita Ismajlin, ish-bashkëshorten e reperit Feronit Shabani i njohur me nofkën “Fero”.

Prokuroria kishte nisur hetimet ndaj modeles në qershor të këtij viti pas dyshimeve se ajo nuk kishte zbatuar një vendim gjykate për takimet e vajzës së saj me babain e saj Feron. Sipas vendimit Fero kishte të drejtë ta takonte vajzën e tij dy herë në muaj, por Arbenita nuk e ka respektuar një gjë të tillë.

Më 10 korrik 2025, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj saj për veprën penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës” dhe për “Mospërfillje të gjykatës”. Sipas prokurores së rastit, Ismajli dyshohet se nga shtatori i vitit 2024 ka larguar vajzën nga Kosova dhe ka qëndruar me të në vende të ndryshme të Evropës dhe Lindjes së Mesme, duke ia pamundësuar babait ushtrimin e të drejtës prindërore.

Nga ana tjetër, po e njëjta prokurori ka ngritur aktakuzë edhe ndaj Feronit Shabanit për tri vepra penale: dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje, të cilat pretendohet se i ka kryer ndaj Arbenita Ismajlit në periudhën qershor–tetor 2024. Versus.al

Poll