
Dy ditë më parë, Italia mposhti Shqipërinë në ndeshjen e parë për dy skuadrat në “Euro 2024”. Pavarësisht se dukej një ndeshje e lehtë për Italinë ‘në letër”, nuk rezultoi ashtu, kjo jo vetëm për faktin e përmirësimit të kuqezinjve, por edhe për shkak të emrave tashmë jo të bujshëm që janë pjesë e kombëtares italiane.
Ndryshe nga vite më parë, Italia edhe pse kampione në fuqi e Evropës, këtë vit nuk shihej mes favoriteve për shkak të largimit të shumë yjeve nga skuadra. Por një dorë në këtë sukses të arritur së fundmi ka edhe trajneri Luciano Spalleti i njohur me nofkën “gjenerali” për shkak të rregullave strikte të vendosura për lojtarët.
Ajo të cilën Spalletti e kundërshton vërtet është që lojtarët e tij luajnë video lojëra deri në orët e vona të natës dhe kjo ndikon në performancën e tyre në stërvitjen e mëngjesit të ardhshëm. Sipas rregullave që Spalleti ka vendosur, kjo nuk do të ndodhë më.
"Unë nuk mendoj se është e pranueshme që ata janë zgjuar deri në orën 3 ose 4 të mëngjesit," vazhdoi ai. “Ata thonë, 'Por ne jemi mësuar, do të flemë në mëngjes.' Jo, duhet të flemë natën.
Luciano Spalletti i ka ndaluar lojtarët e tij të mbajnë kufje. Përpikëria është thelbësore për Spallettin, i cili i ndalon lojtarët e tij të përdorin telefonat gjatë vakteve dhe në tavolinën e masazhit.
Katër rregullat
Jo videlojëra pas mesnate
Jo qëndrim zgjuar deri në orët e vona
Jo kufje
Ndalohet përdorimi i celularit gjatë ngrënies dhe në tavolinën e masazhit. Versus.al








