Policia ka nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj influencueses së njohur Genta Gjalpi, pas një incidenti të ndodhur në një market, ku ajo dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së partnerit të saj. Ngjarja, e cila ka tërhequr vëmendje të gjerë në rrjetet sociale, ka ngjallur reagime të shumta nga publiku dhe ndjekësit.
Pavarësisht zhurmës mediatike dhe komenteve të shumta, Genta Gjalpi ka zgjedhur të ndajë përkrahjen që ka marrë nga rrethi i saj shoqëror përmes postimeve në rrjetin social Instagram, duke ripostuar mesazhe mbështetëse nga miqtë dhe ndjekësit.
Në mesin e personave që i dolën në krah është edhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Antonela Berisha. Kjo e fundit publikoi një fotografi të Gentës duke shkruar: “Je më e fortë se ky moment”, në një mesazh publik solidariteti.
Antonela Berisha ka qenë më herët e përfshirë në një tjetër incident të bujshëm, së bashku me motrën e saj Marielën, në gusht të vitit 2024. Konflikti fizik i asaj kohe përfundoi me plagosjen e modeles së njohur Klea Prenga, duke sjellë sërish vëmendje mediatike mbi figurat publike të përfshira në përplasje të dhunshme.
Hetimet për rastin e Gentës vijojnë, ndërsa publiku pret një reagim zyrtar nga influencuesja lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të. /Versus.al/








