MAGAZINË /

Konfirmohet zyrtarisht rikthimi i Luiz Ejllit në “Big Brother Vip Albania”: Tani luftohet vetëm për vendin e dytë

Shkruar nga Versus

Konfirmohet zyrtarisht rikthimi i Luiz Ejllit në “Big Brother Vip

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother Vip Albania”, artisti i njohur, Luiz Ejlli këtë të shtunë do të rikthehet në të njëjtin reality show.

Lajmi është konfrimuar nga vetë produksioni i Big Brotherit.

Në një postim të bërë në rrjet bëhet me dije se Luizi do të rikthehet në formatin televiziv, përmes së cilit emri i tij u bë kryefjalë e mediave rozë, e jo vetëm.

"Tani luftohet vetëm për vendin e dytë!" shprehet Luizi në videon e publikuar në rrjet.

Deri më tani nuk dihet akoma nëse rikthimi i Luizit do të jetë vetëm sa për të zhviluar një takim me banorët apo më shumë se kaq.

Se si qëndron e vërteta e rikthimit të tij në këtë reality show pritet për t’u parë ditën e shtunë, në prime-n e radhës

Poll