MAGAZINË /

A do të hyjë Luizi në Big? Ja si shprehet Kiara Tito

Shkruar nga Versus
A do të hyjë Luizi në Big? Ja si shprehet  Kiara Tito
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli

Ditët e fundit, rrjetet sociale janë mbushur me spekulime se fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli, mund të rikthehet në shtëpinë e Big Brother VIP 5.

Ky lajm ka ngritur kuriozitet të madh tek fansat, të cilët mezi presin të dinë nëse artisti do të rikthehet për të rikrijuar dinamika të reja brenda programit.

Ndërsa mediat kanë raportuar për mundësinë e rikthimit, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga produksioni ose nga vetë Luiz Ejlli.

Temën e diskutuan gjatë emisionit “Shqipëria Live” moderatorja Kiara Tito dhe Sidorela Gjoni, ku u shpreh qartë se situata mbetet e paparashikueshme.

Pjesë nga biseda:

Siodrela Gjoni: Po më masakrohet telefoni me mesazhe. A do të hyjë Luizi në Big Brother?

Kiara Tito: Big Brother është i paparashikueshëm. Luizi është akoma më i paparashikueshëm. As nuk përjashtohet dhe as nuk konfirmohet. Është diçka që…

Sidorela Gjoni: Luani dhe pak me titullin e filmit, “Loja e Fundit”, megjithë se, e fundit për Luizin nuk do të thoja asnjëherë.

Kiara Tito: Menduam se ishte e fundit, por…

Teksa lajmi u përhap kudo, fansat kanë shprehur entuziazmin dhe kuriozitetin e tyre në rrjetet sociale. Rikthimi i mundshëm i Luizit ka nxitur debate dhe spekulime për dinamikat që mund të krijohen brenda shtëpisë, duke marrë parasysh karakterin e tij të paparashikueshëm. Për momentin, çdo gjë mbetet në pritje, dhe tifozët e Big Brother VIP 5 do të duhet të presin për konfirmimin zyrtar.

Poll