
Kosovë është në festë dhe kërkon që kjo atmosferë të vazhdojë edhe pas mesnate, teksa “Dardanët” presin Turqi në Prishtinë për finalen e “play-off”-it që të çon në Botëror.
Trajneri Franco Foda i ka besuar të njëjtës 11-she që zbriti në fushë ndaj Sllovakisë.
Në portë është Muriç, ndërsa në mbrojtje rreshtohen Dellova, Hajrizi dhe Hajdari.
Drejtësinë në këtë sfidë do ta vendosë gjyqtari anglez Michael Oliver, i ndihmuar nga Stuart Burt dhe James Mainwaring, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Chris Kavanagh.
Në sistemin VAR do të jetë spanjolli Carlos del Cerro Grande, me asistent Andrew Dallas.
Formacionet Zyrtare:


