MAGAZINË /

Sot ndeshja vendimtare në Prishtinë, tifozët shqiptarë trazojnë ekipin turk me fishekzjarre

Shkruar nga Versus

Sot ndeshja vendimtare në Prishtinë, tifozët shqiptarë

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, tifozët e Kombëtares së Kosovës kanë krijuar një atmosferë të pazakontë në Prishtinë me synimin për të mos i lënë të qetë lojtarët kundërshtarë të ekipit të Turqisë.

Pas mesnatës, pranë hotelit ku është akomoduar përfaqësuesja turke janë dëgjuar shpërthime fishekzjarrësh dhe disa brohoritje nga tifozët vendas të Kosovës.

Qëllimi ishte i qartë, të prishej qetësia dhe të rritej presioni para sfidës së sotme që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45.

Atmosfera në kryeqytet pritet të jetë elektrizuese, me tifozët që do të mbushin çdo ulëse dhe janë gati të shtyjnë ekipin drejt një arritjeje historike. Kjo sfidë konsiderohet si kulmi i një rrugëtimi të jashtëzakonshëm të Kosovës, e cila ka treguar rritje të vazhdueshme dhe karakter të fortë në momentet vendimtare.

Nën drejtimin e përzgjedhësit, Franco Foda, Kosova ka ndërtuar një skuadër konkurruese, të përzier me përvojë dhe talent të ri. Lojtarët kyç pritet të marrin përgjegjësi në këtë përballje vendimtare, ku çdo detaj mund të bëjë diferencën. Njëra prej skuadrave do të arrijë kualifikimin për Kupën e Botës. Në rastin e Kosovës do të ishte ngjarje historike pasi do të ishte hera e parë që një skuadër kombëtare shqiptare arrin kualifikimin në Kupën e Botës. Versus.al

Poll