MAGAZINË /

Londrim Mekaj tregon gjendjen e Elijonës pas humbjes së xhaxhait: Ngjarje e rëndë, por po e merr veten

Londrim Mekaj tregon mbështetjen për ish-banoren e Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj, pas humbjes së rëndë të xhaxhait të saj, duke shprehur shpresën që familja të kapërcejë këtë situatë të vështirë sa më shpejt.

Shkruar nga Versus

Londrim Mekaj tregon gjendjen e Elijonës pas humbjes së xhaxhait:

Fituesi i edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, ishte i ftuar së fundmi në një intervistë ku foli për angazhimet e tij në muzikë pas daljes nga formati.

Gjatë bisedës, ai u pyet edhe për ish-finalisten Elijona Binakaj, me të cilën kishte krijuar një shoqëri brenda shtëpisë e cila përjetoi një humbje të rëndë, pasi xhaxhai i saj u qëllua me armë në Gjakovë.

Londrimi u shpreh: “Fatkeqësia që i ndodhi Elijonës nuk është aspak e lehtë. Siç kam biseduar me të, është më mirë, ka filluar ta marrë veten pak, por prapëseprapë është diçka e rëndë. Shpresoj që ta kalojnë sa më shpejt familjarisht dhe të bëhet mirë”.

Në përfundim, ai i shprehu mbështetjen e tij të plotë Elijonës dhe familjes së saj, duke shpresuar që ata të kapërcejnë sa më shpejt këtë periudhë të vështirë./Versus.al

Poll