Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme krahasuar me ditën e djeshme, por sërish do të mbeten në nivele të larta. Maksimumi do të shënohet në Berat e Shkodër me 39 gradë celcius.
Era me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 6-8 m/s. Versus.al







