
Kosova do të jetë kundërshtari i Turqisë në finalen e Play-off-it për Botërorin, një përballje që po shihet me shumë kujdes nga opinioni sportiv turk, ku dardanët konsiderohen si një rival i vështirë dhe i paparashikueshëm.
Trajneri i njohur turk, Hikmet Karaman, deklaroi se perceptimi për përfaqësuesen e Kosovës ka ndryshuar ndjeshëm pas fitores spektakolare 3-4 ndaj Sllovakisë.
“Para ndeshjes Sllovaki–Kosovë, të gjithë thoshin ‘të mos na vijë Sllovakia’. Por pas ndeshjes dhe lojës që tregoi Kosova, tani shumëkush thotë ‘më mirë të na vinte Sllovakia’,” u shpreh ai.
Karaman vlerësoi lart nivelin e ekipit të drejtuar nga Franco Foda, duke theksuar se Turqia duhet të tregojë kujdes maksimal në çdo repart.
“Kosova është një skuadër vërtet e jashtëzakonshme. Mesfusha dhe mbrojtja jonë duhet të jenë në nivel shumë të lartë, ndërsa portieri duhet të minimizojë gabimet,” shtoi ai.

