MAGAZINË /

Nga skena tek zemra: Ronela Hajati ndan dhimbjen për humbjen e njeriut të shtrenjtë

Këngëtarja ndan emocionet më të thella në përvjetorin e vdekjes së Marash Hajatit, ish-drejtor i RTSH

Shkruar nga Versus

Nga skena tek zemra: Ronela Hajati ndan dhimbjen për humbjen e njeriut

Ronela Hajati ka ndarë një moment shumë të ndjeshëm me ndjekësit e saj, duke përkujtuar babain e saj, Marash Hajati, i cili ka ndërruar jetë shumë vite më parë.

Në përvjetorin e vdekjes, këngëtarja publikoi një dedikim prekës në rrjetet sociale:

“13 vjet pa ty, babushi im! Sa mungon, veç Zoti e di!”
Edhe pse Ronela ka shijuar suksese të shumta në karrierën muzikore dhe ka shënuar momente kulminante në skenë, dhimbja për humbjen e të atit mbetet e gjallë.

Ronela Hajati vazhdon të jetë një nga emrat më të fortë të showbiz-it shqiptar, me projekte muzikore që vazhdojnë të pushtojnë top listat dhe të fitojnë zemrat e publikut.

 

Poll