MAGAZINË /

Mel Gibson humbi shtëpinë në zjarrin e Los Angeles: Ishte djegur plotësisht

Shkruar nga Versus

Mel Gibson humbi shtëpinë në zjarrin e Los Angeles: Ishte djegur

Aktori i njohur i Hollivudit, Mel Gibson është një nga të famshmit që ka humbur shtëpinë nga zjarri apokaliptik në Los Anxhelos.

Gjatë kohës kur ka rënë zjarri, ai ishte në Teksas duke regjistruar podkastin e Joe Rogan. Gibson tha se prona e tij në Malibu ishte djegur plotësisht dhe kritikoi guvernatorin e Kalifornisë Gavin Newsrom për situatën.

“Është emocionuese, sigurisht. Gjërat e mia ishin aty, tani janë bërë hi”, tha ai në një intervistë për News Nation.

Mel Gibson humbi shtëpinë në zjarrin e Los Angeles: Ishte djegur

Ai thotë se gjatë regjistrimit të gjithë bisedës me Roganin ka qenë shumë siklet pasi është ndier keq që ka qenë aty teksa i digjej lagjja.

“Po pyesja veten nëse shtëpia ime ishte ende atje. Kur u ktheva, sigurisht, shtëpia ime ishte zhdukur”, shtoi ai.

Ai thotë se intensiteti i shkatërrimit e ka tronditur plotësisht.

“Plotësisht i djegur, i thekur. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, thotë ai. Gibson jetoi atje për 15 vjet. Ai zbuloi se shtëpitë e fqinjëve të tij, përfshirë atë të aktorit Ed Harris, ishin djegur gjithashtu.

Dhjetëra mijëra njerëz u evakuuan, rreth 10,000 ndërtesa u shkatërruan dhe dëmi vlerësohet në dhjetëra miliarda dollarë.

Rezidenca e aktorit Adam Brody (i njohur për publikun e gjerë si Seth nga seriali OC) dhe gruas së tij, aktores Leighton Meester (e njohur për publikun e gjerë si Blair nga seriali Gossip Girl) në Los Angeles u dogj në një zjarr shkatërrues.

Mel Gibson humbi shtëpinë në zjarrin e Los Angeles: Ishte djegur

Vila me vlerë 6.5 milionë dollarë është djegur plotësisht, zjarri ka përfshirë të gjitha dhomat dhe nga prona ka dalë tym.

Edhe Paris Hilton mbeti pa shtëpi.

Poll