Live Updates /

‘’Shtëpia e barit’’ me 4 mijë rrënjë kanabis, lirohet drejtori i burgut në kërkim vëllai i tij! Biseda e Hasës me babain: Na fundosi!

*Policia liroi sot nga qelia e paraburgimit drejtorin e burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasën i cili u vetëdorëzua dje në komisariat pasi brenda një banese në pronësi të tij u gjetën 2 magazina me 4 mijë rrënjë kanabis brenda. *Hasa ka deklaruar në polici se ambientet e dy magazinave përdoreshin nga vëllai i tij Romario Hasa i cilli u shpall në kërkim nga policia së bashku me dy zyrtarë të OSHEE që dyshohet se kanë bashkëpunuar me të për lidhje të paligjshme energjie elektrike. *Detajet e bëra publike, bëjnë me dije se magazinat ruheshin me roje për të shmangur kontrolle të papritura. *Gjatë një përgjimi ambiental të siguruar në ambientet e komisariatit, Bilal Hasa i është drejtuar babait të tij me fjalët: Na shkatërroi! Kështu la të kuptohej se bëhej fjalë për vëllain e tij që sipas një kontrate i kishte në përdorim ambientet ku u gjet lënda narkotike.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Policia liroi sot nga qelia e paraburgimit drejtorin e burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasën i cili u vetëdorëzua dje në komisariat pasi brenda një banese në pronësi të tij u gjetën 2 magazina me 4 mijë rrënjë kanabis brenda. *Hasa ka deklaruar në polici se ambientet e dy magazinave përdoreshin nga vëllai i tij Romario Hasa i cilli u shpall në kërkim nga policia së bashku me dy zyrtarë të OSHEE që dyshohet se kanë bashkëpunuar me të për lidhje të paligjshme energjie elektrike. *Detajet e bëra publike, bëjnë me dije se magazinat ruheshin me roje për të shmangur kontrolle të papritura. *Gjatë një përgjimi ambiental të siguruar në ambientet e komisariatit, Bilal Hasa i është drejtuar babait të tij me fjalët: Na shkatërroi! Kështu la të kuptohej se bëhej fjalë për vëllain e tij që sipas një kontrate i kishte në përdorim ambientet ku u gjet lënda narkotike.

3 Postime
3 ORE ME PARE

Vëllai i tij në kërkim për ‘fermën e kanabisit’, përgjimet e drejtorit të burgut me babain: Na fundosi

‘’Shtëpia e barit’’ me 4 mijë rrënjë

Bilal Hasa, drejtori i burgut të Rrogozhinës i cili u lirua sot nga paraburgimi, në dëshminë e dhënë ka pohuar se ambienti ku u gjetën 4 mijë rrënjë kanabisi ishte në përdorim nga vëllai i tij, Romario Hasa.

‘’Magazinat i përdorte vëllai im Romario’’- mësohet të jetë shprehur Hasa në dëshminë e tij duke paraqitur edhe kontratën që e provontë këtë pretendim.

Gjatë qëndrimit në polici, Bilal Hasa u përgjua gjatë një bisede që pati me babain e tij të cilit i drejtohet me fjalët: Na shkatërroi!

Për ‘’shtëpinë e barit’’, policia arrestoi fautristin e OSHEE, Erion Dekovelli, i cili akuzohet se nuk informoi për energjinë e konsumuar. Ky i fundit ka deklaruar se kontratat i ka lidhur me Romario Hasën. Sakaq, u shpallën në kërkim dhe dy zyrtarë të OSHEE në Peqin, Ervis Maçi dhe Denis Elezi. Versus.al

5 ORE ME PARE

‘’S’di gjë e ka vëllai’’, drejtori i burgut u lirua, detaje: Shtëpia e barit me 4 mijë rrënjë kanabis ruhej me roje

‘’Shtëpia e barit’’ me 4 mijë rrënjë

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar ditën e djeshme në Peqin, ku u zbuluan 4 mijë rrënjë kanabis sattiva në dy magazina të familjes së Bilal Hasës, drejtor i Burgut të Rrogozhinës. Hasa u shpall në kërkim dhe u vetëdorëzua pas disa orësh, ndërsa gjatë marrjes në pyetje burime pranë organeve hetuese, konfirmuan se ka mohuar përfshirjen e tij dhe ka deklaruar se për shtëpinë e vjetër, përfshirë edhe magazinën përkujdesej vëllai i tij Romario Hasa që është shpallur në kërkim bashkë me përgjegjësin e OSHEE-së në zonën e Peqinit Ervis Maçi që akuzohet për shpërdorim detyre. Lirimi i Bilal Hasës ndodhi pa vajtur dosja e plotë në Prokurorinë e Elbasanit me materialet përkatëse, pasi policia bëri verifikimet e saj dhe nisur nga dëshmitë por edhe disa veprime hetimore, vendosi ta hetojë në gjendje të lirë, teksa Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e ka pezulluar nga detyra deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia e Shtetit dha koordinatat e magazinës në fshatin Kurtaj të Peqinit, duke sinjalizuar autoritetet e Elbasanit se aty ka informacione që ndodhet një ‘shtëpi bari’.

Gjatë aksionit askush nuk u gjet në afërsi të plantacionit, duke mos përjashtuar dyshimet që të ketë patur rrjedhje informacioni për ndërhyrjen. Kjo pasi një sasi kaq e madhe e kultivimit të bimëve narkotike në një numër prej 4 mijë rrënjësh, dhe në gjendjen shumë të zhvilluar të tyre, domosdo kishte nevojë për përkujdesje. Për më tepër, në vendin e ngjarjes, janë gjetur sende të shumta që kanë gjurmë AND-je si shishe plastike, bishta cigaresh, sende e mjete pune, të cilat do të ekspertohen dhe dilet në përfundim krahasues me personat që kanë qenë të përfshirë në këtë aktivitet. Veç kësaj, tha një burim pranë hetimeve, për drogën jo vetëm që kishte persona që përkujdeseshin, por edhe roje për të parandaluar kontaktet e mundshme të personave të paautorizuar apo ndërhyrjen e autoriteteve.

Gjithashtu, burimet konfirmojnë se një transformator që mund të shërbejë për furnizimin me energji të një lagjeje të tërë ishte vendosur në dispozicion nga OSHEE ndaj këtyre magazinave, ndaj shihet si përgjegjës drejtuesi i OSHEE për Peqinin Ervis Maçi, me dyshimet që së paku ka shpërdoruar detyrën, duke mos përjashtuar edhe bashkëpunimin që mund të ketë patur me kultivuesit. Magazinat në të shkuarën shërbenin si hambar për pajisjet apo produktet bujqësore e blegtorale, apo stalla bagëtish dhe ndodhen shumë pranë shtëpisë së vjetër të Bilal e Romario Hasës. Hasa që u vetëdorëzua në polici pasditen e të enjtes ka mohuar çdo lidhje me aktivitetin e paligjshëm, duke deklaruar se prej muajsh nuk ka frekuentuar objektin dhe nuk ka pasur dijeni për veprimtarinë që mund të zhvillohej aty. Versus.al

6 ORE ME PARE

Iu gjetën 4 mijë rrënjë kanabisi në banesë, lirohet drejtori i burgut të Rrogozhinës, në kërkim vëllai i tij

‘’Shtëpia e barit’’ me 4 mijë rrënjë

Policia ka lënë të lirë drejtorin e burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, pasi nga hetimet paraprake nuk ka dyshimet se ai ka lidhje me dy ambientet me katër mijë rrënjë kanabis që u zbuluan në fshatin Kurtaj, Njësia Administrative Gjocaj, në Peqin.

Ndaj tij po zhvillohen hetime në gjendje të lirë, ndërsa policia ka shpallur në kërkim vëllai i tij si dhe punonjësi i OSHEE, Ervis Maçi.

Pasditen e djeshme Hasa u dorëzua në polici ku deklaroi se nuk kishte lidhje me lëndën narkotike të konstatuar në dy ambiente në banesën në pronësi të tij duke thënë se prej muajsh nuk kishte qenë në atë objekt.

Ndërkohë Hasa është pezulluar nga detyra e tij si drejtor burgu deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Versus.al

Poll