MAGAZINË /

Mjegull dhe ngrica në disa akse rrugore të vendit, si parashikohet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 27 dhjetor.

Shkruar nga Versus

Mjegull dhe ngrica në disa akse rrugore të vendit, si parashikohet

Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Mjegull e dendur / mjegullinë përgjatë zonaveluginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje - veri me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzimi në det do jetë i forcës 1-3 ballë. Versus.al

Poll