MAGAZINË /

'Nuk jam mërzitur nga marrëdhënia e Mirit me Selin', bashkëshortja e këngëtarit: Ja kush më ka lënduar më shumë!

Ajo u shpreh se komentet dhe urrejtja jashtë shtëpisë së “Big Brother” e kanë prekur, sidomos ato që lidhen me raportin e Mirit me Selinën, megjithatë theksoi se nuk ka pasur asnjë moment dyshimi ndaj bashkëshortit të saj.

Shkruar nga Versus
'Nuk jam mërzitur nga marrëdhënia e Mirit me Selin',
Armir Shahini me bashkëshorten e tij

Bashkëshortja e Armir Shahinit, finalistit të “Big Brother VIP Albania 5”, ka ndarë emocionet e saj në prag të natës finale përmes një interviste për Top Channel, duke treguar se periudha më e vështirë për të kanë qenë reagimet negative në rrjet.

Ajo u shpreh se komentet dhe urrejtja jashtë shtëpisë së “Big Brother” e kanë prekur, sidomos ato që lidhen me raportin e Mirit me Selinën, megjithatë theksoi se nuk ka pasur asnjë moment dyshimi ndaj bashkëshortit të saj.

“Do të gënjeja nëse do të thoja që nuk jam prekur nga komentet, por kam pasur gjithmonë besim te Miri”, u shpreh ajo.

Më tej, ajo bëri edhe një apel për publikun, duke i ftuar të tregohen më të kujdesshëm me komentet në rrjetet sociale dhe të mendojnë përpara se të gjykojnë të tjerët.

Sipas saj, kjo eksperiencë ka qenë ndër më të rëndësishmet në jetën e tyre dhe një kujtim që nuk do të harrohet lehtë.

''Vështirësia më e madhe kanë qenë komentet edhe urrejtja jashtë Big-ut, me Selin dhe Mirin nuk jam mërzitur. Do kisha gënjyer nëse do të thoja që nuk jam prekur nga komentet

Unë jam mësuar nga politika që lexon pak dhe kalon, unë s’kam pasur dyshuar në asnjë moment te Miri. Mesazhi që kam për teleshikuesit është që të mendojnë para se të shkruajnë një gjë, se nesër mund të jeni ju që mund të ofendoheni. Secili ka jetën e vet; para se të hapni gojën, mendohuni një herë, pastaj shkruani. Ka qenë eksperienca e jetës dhe nuk do ta harroj kurrë këtë gjë, edhe unë mendoj se do të jetë mirë në fund fare”, u shpreh gruaja e Mirit.

Poll