MAGAZINË /

Mjegull e dendur dhe shtrëngata shiu, pasditja sjell ndryshime! Si pritet të jetë moti sot

Parashikimi i motit, 26 dhjetor.

Shkruar nga Versus

Mjegull e dendur dhe shtrëngata shiu, pasditja sjell ndryshime! Si pritet

Ditën e premte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat pas orëve të mesditës gradualisht pritet të vijnë në pakësim, dhepërqendrohen përgjatë maleve në zonën lindore, ndërsa pjesa tjetër e vendit me mot kryesisht të kthjellët.

Reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët hera-herës në formën e shtrëngatave që në orët e para të 24-orëshit në jug e në qendër deri në mëngjes. Më pas reshjet mbeten prezente në mënyrë të izoluar përgjatë vijës bregdetare deri në ndërprerjen e tyre nga orët e mesditës në të gjithë territorin. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore. Mjegull e dendur / mjegullinë përgjatë zonaveluginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzimi në det do jetë i forcës 1-2ballë. Versus.al

Poll