Vendi ynë këtë të shtunë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta kalimtare nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore nga orët e meditës.
Temperaura maksimale do të shënojë vlerën 35 gradë Celcius.
Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 8-10 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.







