MAGAZINË /

Moti për 16 Gusht: Kthjellime, vranësira dhe reshje në këto zona të vendit

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura kryesisht në relievet malore në verilindje e juglindje, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu.

Shkruar nga Versus

Moti për 16 Gusht: Kthjellime, vranësira dhe reshje në këto

Vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme këtë të shtunë, datë 16 Gusht.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura kryesisht në relievet malore në verilindje e juglindje, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu.

Ato do të jenë me intensitet të ulët, ndërsa në male në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8 m/s. Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.

Tags:

moti

Poll