MAGAZINË /

Ndodh puthja e parë në Big Brother Vip Albania

Shkruar nga Versus

Ndodh puthja e parë në Big Brother Vip Albania

Brikena, Greta, Mateo, Kristi, Mali dhe Miri u larguan mbrëmjen e së hënës nga “Akuariumi” dhe iu bashkuan banorëve të tjerë në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas një vendimi të Vëllait të Madh.

Megjithatë, kthimi i tyre në shtëpi u shoqërua me një rregull strikt: gjashtëshja nuk lejohej të komunikonte me asnjë banor tjetër, përveç njëri-tjetrit. Çdo shkelje e këtij kushti do të sillte rikthimin e menjëhershëm të të gjithëve në “Akuarium” për një afat të pacaktuar.

Menjëherë pas bashkimit me pjesën tjetër të banorëve, situata u tensionua dhe nuk munguan provokimet. Banorët e tjerë tentuan vazhdimisht t’i nxirrnin nga vetëkontrolli dhe t’i shtynin drejt komunikimit, duke vënë në rrezik sfidën.

Një nga momentet më të përfolura ndodhi në oborr, ku teksa banorët po qëndronin ulur, Selin iu afrua Gretës dhe, me një buzëkuq në dorë, i lyente buzët, për t’i dhënë më pas edhe një puthje.

Ndodh puthja e parë në Big Brother Vip Albania

Megjithë situatën provokuese, Greta ruajti qetësinë dhe zgjodhi të mos komunikonte me Selin, duke respektuar rregullin e vendosur nga Vëllai i Madh, ndërsa reagoi vetëm ndaj banorëve që kishin qenë me të në “Akuarium”.

 

Poll