
Futbolli botëror ka sot të gjithë vëmendjen në “Kennedy Center” në Uashington, ku FIFA hedh shortin për fazën finale të Kupës së Botës 2026.
Një short i veçantë, pasi ky është turneu i parë me 48 skuadra, si dhe zhvillohet në 3 shtete të ndryshme: SHBA, Meksikë dhe Kanada. Njëkohësisht, ai sheh për herë të parë Shqipërinë si pjesëmarrëse, edhe pse për momentin “në teori” pasi kuqezinjtë më parë duhet të kalojë fazën play-off në muajin mars.
NDARJA NË GRUPE
GRUPI A: Meksikë, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Play-Off UEFA D
GRUPI B: Kanada, Play-Off UEFA A, Katar, Zvicër
GRUPI C: Brazil, Marok, Haiti, Skoci
GRUPI D: SHBA, Paraguai, Australi, Play-Off UEFA C (Kosova)
GRUPI E: Gjermani, Kuraçao, Bregu i Fildishtë, Ekuador
GRUPI F: Holandë, Japoni, Play-Off UEFA B (Shqipëria), Tunizi
GRUPI G: Belgjikë, Egjipt, Iran, Zelanda e Re
GRUPI H: Spanjë, Kepi i Gjelbër, Arabi Saudite, Uruguai
GRUPI I: Francë, Senegal, Play-Off ndërkontinental 1, Norvegji
GRUPI J: Argjentinë, Algjeri, Austri, Jordani
GRUPI K: Portugali, Play-Off ndërkontinental 2. Uzbekistan, Kolumbi
GRUPI L: Angli, Kroaci, Gana, Panama.

