MAGAZINË /

Nga merr Rogerti info? Babai i Selin gati të plasë bombën: Kur të më japë fjalën Sara Hoxha...

I pyetur nëse është apo jo në burg, siç pretendon Rogerti, i cili me këtë informacion ka sulmuar disa herë ashpër Selin, Toni Bollati ka thënë një fjali jo fort të zakontë.

Shkruar nga Versus

Nga merr Rogerti info? Babai i Selin gati të plasë bombën: Kur

Babai i Selin Bollatit ka hedhur një hije dyshimi mbi çka ndodh brenda mureve të shtëpisë më të njohur në Shqipëri, asaj të BBVA-së. I pyetur nëse është apo jo në burg, siç pretendon Rogerti, i cili me këtë informacion ka sulmuar disa herë ashpër Selin, Toni Bollati ka thënë një fjali jo fort të zakontë.

"Këtë historinë e burgut e kam sajuar unë dhe e kam sajuar aq bukur sa kur të vijë dita që znj. Sara Hoxha do të më japë fjalën në prime, do ta shpreh aty se kujt i kam thënë unë që jam në burg"

Kjo fjali dukshëm ka vënë disi në siklet Kiara Titon, e cila i ka kërkuar babait të Selinës që të mos merrej me produksionin    

Babai i Selin, Toni Bollati, përmes një lidhje të drejtpërdrejtë për “Fan Club”, foli edhe për raportin e vajzës së tij me Gimbon dhe për largimin e Gretës nga shtëpia e Big Brother VIP.

Nga merr Rogerti info? Babai i Selin gati të plasë bombën: Kur

Për Gimbon ai tha se e sheh si djalin e tij, për aq kohë sa është krahë vajzës së tij.

“Gimbon e shoh pa hequr një presje, njësoj si djalin tim, për aq kohë sa do jetë në krahë të vajzës sime. Do bëj të njëjtën gjë që mund të bëjë një prind për vajzën, djalin dhe në këtë rast për Gimbon. Unë do i mbështes dhe i kërkoj familjes së Gimbos të mbështesë djalin e tyre dhe publikut, Kosovës për ta mbështetur në këtë televotim të vështirë. Nëse loja është e sinqertë, Gimbo do vazhdojë të jetojë me vajzën time aty brenda. Gimbon e dua shumë”, tha ajo.

Për Gretën tha se ka pasur komunikime me të pas daljes nga shtëpia, duke zbuluar se i ka thënë ‘të do babi fort’.

“Familja ime është shumë e madhe. Për aq kohë sa është nusja ime, ajo është shtylla e shtëpisë. Kam folur me Gretën, dhe i kam dhënë mbështetjen time maksimale. I kam thënë ‘të do babi fort’.”, tha ai.

 

Poll