
Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama, në podcastin e tij “Flasim” ka kritikuar ashpër vendimin e Gjykata Kushtetuese për të hequr bllokimin e TikTok-ut, duke e quajtur atë “si kofini pas të vjelit”. Rama tha se vendimi ishte i panevojshëm dhe nuk merr parasysh mbrojtjen kushtetuese të fëmijëve, si dhe faktin që masat e kompanisë janë pranuar pozitivisht në arenën ndërkombëtare dhe nuk u kundërshtuan nga Bashkimi Evropian.
Kryeministri theksoi se bllokimi i aplikacionit, i mbështetur nga 95% e mësuesve dhe prindërve, ka sjellë rezultate konkrete: TikTok ka implementuar filtra algoritmikë për moshën dhe për përmbajtje të dhunshme, duke garantuar një nivel shtesë mbrojtjeje për fëmijët shqiptarë.

Rama kritikoi gjyqtarët dhe prokurorët që, sipas tij, veprojnë me mentalitetin “lule mos më prek”, duke theksuar se trajtimi i tyre me imunitet të tepruar nuk përmirëson drejtësinë. Ai shtoi se bllokimi ka qenë një shembull pozitiv, dhe se Shqipëria ka parë respekt ndërkombëtar për masat e saj, në një kohë kur shumë vende të tjera përpiqen ende të marrin vendime të ngjashme për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme online.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk merr parasysh as detyrimin kushtetues të shtetit për të mbrojtur fëmijët, as reagimin pozitiv ndërkombëtar dhe as faktin që Bashkimi Evropian nuk ka kundërshtuar bllokimin tonë,” tha Rama.
Ai përfundoi duke theksuar: “Mirë që gjyqtarët dhe prokurorët të përballen me kritika konstruktive. Por të mendojnë se janë të paprekshëm – kjo nuk e përmirëson drejtësinë!”

