
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, vranësira të pakta kalimtare.
Temperaturat më të ulëta do të shënohen në Bajram Curri, Peshkopi dhe Korçë me 0 gradë celcius. Ndërsa maksimalet do të shënohen në Elbasan me 21 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në det do jetë i forcës 1-2 ballë. Versus.al

