MAGAZINË /

Reshje shiu e dëbore në disa qarqe të vendit, si parashikohet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 24 dhjetor.

Shkruar nga Versus

Reshje shiu e dëbore në disa qarqe të vendit, si parashikohet

Ditën e sotme parashikohen vranësira të dendura në pjesë të ndryshme të vendit. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, hera-herës shtrëngata afatshkurtra.

Gjatë ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në Alpe dhe në lartësitë 700-800 metra në verilindje dhe 900 metra në juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht mesatar.

Mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindja-juglindja me shpejtësi mesatare 7 m/sek, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 15m/s .Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-4 ballë. Versus.al

Poll