MAGAZINË /

Rreziku / Një stuhi "kanibale" diellore pritet të godasë sot Tokën

Shkencëtarët paralajmërojnë për një kombinim fenomenesh diellore dhe astrale që mund të shkaktojë stuhi gjeomagnetike ngjarje që, në rastin më të keq, mund të ndikojë në rrjetet elektrike, navigacionin satelitor, dhe të prodhojë aurora polare spektakolare madje në zona të papritura.

Shkruar nga Versus

Rreziku / Një stuhi "kanibale" diellore pritet të

Nëse e diela, 14 shtatori, duket një ditë si çdo tjetër nga toka, yjet dhe Dielli kanë në plan diçka tjetër. Shkencëtarët paralajmërojnë për një kombinim fenomenesh diellore dhe astrale që mund të shkaktojë stuhi gjeomagnetike ngjarje që, në rastin më të keq, mund të ndikojë në rrjetet elektrike, navigacionin satelitor, dhe të prodhojë aurora polare spektakolare madje në zona të papritura.

Një vrimë koronale me formë fluture në sipërfaqen e Diellit po dërgon drejt Tokës një rrjedhë të qëndrueshme ere diellore, e cila pritet të godasë magnetosferën më 14 shtator. Në të njëjtën ditë, pritet gjithashtu të mbërrijë edhe “bishti” i një CME-je (Coronal Mass Ejection – shpërthim masiv diellor) e cila u lëshua më 11 shtator. Kombinimi i këtyre dy fenomeneve mund të sjellë një stuhi gjeomagnetike të fuqishme.

Ekspertët paralajmërojnë se këto ndikime mund të intensifikohen për shkak të efektit Russell-McPherron, një dukuri e zakonshme pranë ekuinozëve, që e bën fushën magnetike të Tokës më të ndjeshme ndaj shpërthimeve diellore. Ky efekt krijon “çarje” në mburojën mbrojtëse të planetit, duke lejuar grimcat e rrezikshme të futen më thellë në atmosferën tonë.

Nëse të gjitha këto ndodhin njëkohësisht, mund të përballemi me një stuhi “kanibale” diellore, që ndodh kur rrjedhat e erës diellore përzihen dhe shtyjnë njëra-tjetrën, duke e përforcuar efektin.

Çfarë mund të ndodhë?

- Ndërprerje të sinjaleve GPS dhe rrjeteve satelitore
- Rrezik për sistemet elektrike në Tokë
- Aurorat polare të dukshme më në jug se zakonisht
- Ndikime në komunikimet ajrore dhe detare
Mbetet për t’u parë nëse do të jetë një fenomen i moderuar apo më i fortë se zakonisht, por shkencëtarët këshillojnë vëmendje dhe ndjekje të raportimeve të institucioneve hapësinore si NOAA apo NASA gjatë orëve në vijim.

Poll