MAGAZINË /

U akuzua për përd*unim, Gjiko thyen heshtjen: “Nxora mesazhet. Ishte ferr për familjen time!”

Gjiko tregoi se vajza në fjalë, në atë kohë afër moshës madhore, kishte qenë një fanse e zjarrtë që, sipas tij, kishte tentuar të krijonte kontakt me të me çdo kusht.

Shkruar nga Versus

U akuzua për përd*unim, Gjiko thyen heshtjen: “Nxora mesazhet.

Këngëtari i njohur nga Kosova, Gjiko, ka folur për herë të parë me emocione të forta dhe pa filtra për një prej kapitujve më të errët të jetës së tij. Në një intervistë për emisionin “S’e Luan Topi”, artisti rrëfeu betejën e tij për drejtësi, pas një akuze tronditëse për abuzim seksual nga një vajzë e re.

“Ishte një moment që tronditi jo vetëm mua, por gjithë familjen time. Ishte ferr. Por dola i pafajshëm dhe e vërteta doli në dritë,” – u shpreh ai me një zë të mbushur me emocion.

Gjiko tregoi se vajza në fjalë, në atë kohë afër moshës madhore, kishte qenë një fanse e zjarrtë që, sipas tij, kishte tentuar të krijonte kontakt me të me çdo kusht.

“Më shkruante pa ndalim. I thoja vazhdimisht ‘të lutem, më lër të qetë, nuk jam i interesuar. E gjitha ishte e dokumentuar në mesazhe.”- tha Gjiko.  

Ai sqaroi se këto prova u dorëzuan në gjykatë dhe kur u zbardh e vërteta, edhe vetë vajza ndryshoi dëshminë e saj, duke bërë që Gjiko dhe të gjithë personat e përfshirë në proces të shpalleshin të pafajshëm.

“Ishte një goditje e rëndë për emrin tim, për punën time, për familjen time… por në fund, drejtësia foli,” – tha ai, duke nënvizuar se ky moment i errët e ka ndryshuar përgjithmonë.

Poll