ZANAT /

Ups!!! Oriola Marashin e paska 'tradhëtuar' e ëma padashur... Zbulon anën e panjohur të modeles

"Dje me postimin tim para kohe prej mame të nxituar, mora vërejtje me shkrim e gojë nga Xhulia dhe Oriola! Pse bën postim pa pyetur? Se e mban veten dhe për mami moderne e të ditur..." shkruan Xhoi Jakaj, e cila siç duket ka bërë publike para "të zonjës së punës" Orioles, daljen e klipit të saj të parë "Papi calma". Por Oriola nuk e paska "takimin e parë" me muzikën... Video befasuese e supermodeles duke kënduar muzikë klasike

Shkruar nga Versus

Ups!!! Oriola Marashin e paska 'tradhëtuar' e ëma

Jo "Papi calma, por mami calma", duhet t'i ketë kërkuar modelja e njohur shqiptare Oriola Marashit nënës së saj Xhoi Jakaj, e cila duket se i ka prishur surprizën të bijës, duke bërë publike një pjesë nga klipi i ri i saj... E pikërisht pas kësaj "drame" familjare (jo e vogël natyrisht, por a ka mama shqiptare që nuk është po aq e 'rrezikshme' sa Xhoi) vetë nëna e supermodeles ka bërë një 'mea culpa', ku ka sqaruar edhe plot gjëra të tjera ndoshta të paditura a pakditura për të bijën...

Ups!!! Oriola Marashin e paska 'tradhëtuar' e ëma

Në një rrëfim emocionues, nëna e modeles së njohur Oriola Marashi, zonja Xhoi Jakaj, ndau një histori të rrallë që shumë pak e dinin: Oriola nuk është thjesht një supermodele me famë ndërkombëtare, por një soprano e shkolluar, me një zë shumë të mirë.

E mësuar ta shohim në pasarela të markave më prestigjioze në botë, me një prezencë që nuk kalon kurrë pa u vënë re, Oriola po na prezantohet sot në një dimension të ri si pjesë e skenës së muzikës moderne, por të qenurit nëskenë nuk është risi për të, përkundrazi. Para muzikës moderne, Marashi duket se ka qenë një yll në ngjitje në muzikën klasike, aty ku gjithçka kishte nisur për të. 


“Zëri i saj ishte një sekret i ruajtur gjatë... Tani muzika e gjen vetë rrugën,” – shkruan me ndjenjë nëna e saj, duke treguar se ky hap nuk është një kapriço e momentit, por një rikthim te rrënjët, aty ku zemra e Oriolës ka rrahur gjithmonë.
E rritur mes partiturave dhe pasionit për muzikën, që në fëmijëri, Oriola u zbulua si talente nga Alma Strazimiri, e cila menjëherë vuri re potencialin e saj. Më pas, ajo fitoi me meritë pranimin në Liceun Artistik dhe më vonë në Universitetin e Arteve, në një kohë kur konkurrenca ishte e egër dhe vetëm zërat më të veçantë kishin vend.

Por jeta kishte plan tjetër për të! Moda e rrëmbeu me forcën e saj, dhe Oriola shkëlqeu si rrallëkush, duke u bërë një nga fytyrat më të njohura shqiptare në industrinë ndërkombëtare të modës. Megjithatë, arti nuk harrohet dhe tani, modelja jonë vjen ndryshe: si modelja soprano që këndon muzikë moderne 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Oriola Marashi (@oriolamarashi)

Zonja Jakaj kujton me emocione të forta sakrificat, orët e gjata të studimeve, kurset dhe investimin e saj si nënë që vajza të mos rritej vetëm me bukurinë, por me edukim artistik dhe disiplinë. “Zoti i dha zërin, por përkushtimi ka qenë gjithmonë i saji”, shprehet ajo.

Nuk është e lehtë të kalosh nga pasarela në muzikë, por Oriola Marashi "i ka dhënë provat" më parë, kur ka debutuar me sukses edhe në muzikën operistike.

“Bekimet e mia i ka pasur gjithmonë... dhe do i ketë përjetë,” – përmbyll me dashuri zonja Jakaj, duke na lënë të kuptojmë që historia e Oriolës sapo ka hyrë në një kapitull të ri, më të thellë e mbase dhe më kulmues.

Poll