
Serbët si zakonisht kanë nisur me viktimizimin kur bëhet fjala për shqiptarët. Së fundmi kombëtarja e futbollit të Serbisë, ka kërcënuar se do të largohet nga Euro 2024 duke akuzuar tifozët e Kroacisë dhe Shqipërisë se kanë kënduar në kor thirrje të tilla si “vrite serbin” gjatë ndeshjes së djeshme që përfundoi me rezultatin 2-2.
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës serbe të futbollit, Jovan Surbatoviç ka paraqitur kërkesë që UEFA të ndëshkojë Kroacinë dhe Shqipërinë për thirrjet që sipas tij janë bërë kundër serbëve në minutën e 59-të të ndeshjes.
Ai ka paralajmëruar se Serbia do të largohet nga kompeticioni “Euro 2024” nëse nuk merren asnjë masë ndaj këtyre ekipeve kombëtare.
“Ajo që ndodhi është skandaloze dhe ne do t'i kërkojmë UEFA-s sanksione, edhe nëse kjo do të thotë të mos vazhdojmë garën. Jemi të sigurt se do të dënohen, pasi tashmë i janë përgjigjur apelit tonë për të hequr nga kampionati të ashtuquajturin gazetar nga Shqipëria”- shprehet Surbatoviç i ashpër në pretendimet e tij.
Të dielën Serbia u mposht me rezultatin 1-0 nga Anglia në grupin C. Ndërsa sot ndeshet me Slloveninë në orën 15:00. Versus.al








