MAGAZINË /

Sylvinho e la jashtë Kombëtares, mesfushori shqiptar përfundon në spital

Bare ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjes dhe është transportuar në spital për hemorragji në hundë.

Shkruar nga Versus

Sylvinho e la jashtë Kombëtares, mesfushori shqiptar përfundon

Pavarësisht se prej disa ndeshjesh, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho nuk po e grumbullon për ndeshjet ndërkombëtare, Keidi Bare ka qenë i gatshëm për të luajtur me skuadrën e tij Real Zaragoza në Spanjë.

Futbollisti fierak ishte në lojë për 60 minuta gjatë fundjavës së kaluar, ndërsa pësoi edhe një hemorragji në hundë gjatë pjesës së parë dhe u desh të vendoste një pambuk për të ndalur rrjedhjen e gjakut. Ai luajti edhe për 15 minuta të tjera derisa u zëvendësua.

Ndërsa mediat spanjolle shkruajnë se gjatë stërvitjes, Bare ka pasur një tjetër përplasje me shokët e skuadrës ku pësoi një goditje në hundë duke bërë që mesfushori të përfundonte në spital i gjakosur. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: