
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare. Temperaturat minimale do të shënohen në Bajram Curri, Peshkopi dhe Korçë me -2 gradë celcius, ndërsa ato maksimale në Berat dhe Elbasan me 17 gradë celcius.
Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek. Valëzimi në det do jetë i forcës 1 ballë. Versus.al

