
Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.
Temperaturat minimale do të shënohen në Bajram Curri me -3 gradë celcius dhe në Peshkopi e Kukës me -1 gradë celcius. Ndërsa ato maksimale pritet të shënohen në Sarandë e Vlorë me 18 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 6 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek. Valëzimi në det do jetë i forcës 1-3 ballë. Versus.al

