
Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare.
Temperaturat minimale do shënohen në Peshkopi e Bajram Curri me -2 gradë celcius. Ndërsa ato maksimalet në Elbasan, Vlorë e Berat me 18 gradë celcius.
Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek. Valëzimi në det do jetë i forcës 1 ballë. Versus.al

